top of page

TAKIMI I PARË

Supervullnetaret e Klubit RinON

Sot u mbajt takimi i pare i supervullnetarve te klubit me programin #impact te fuqizuar nga TOKA

Supervullnetar me te cilet do te angazhohemi per rini aktive ne te mire te komunitetit ferizajas.

Te rinje te talentuar dhe shume kualitativ qe munden dhe premtojne shume. Shume i lumtur qe jam pjese e juaja per ta bere ndryshimin! -
Granit Sadiku

TAKIMI I DYTË

Agjentët e ndryshimit!

Super-Vullnetarët dolën nga ky takim me dëshirë dhe aftësi për t’u kujdesur për njerëzit përreth, dhe të vetëdijshëm se si përfshirja në klubin Rin’ON mund t’i ndihmojë në këtë drejtim.

Rini aktive që garanton komunitet më të mirë!

TAKIMI I TRETË

Te rinje si supervullnetaret e klubit #RinON jane e tashmja dhe ardhmja e qytetit tone, shprese per nje komunitet me te mire.

Keta te rinje kembengulin per nje te ardhme me te mire per te cilen do te punojne deri sa ta arrijne!

Foto nga takimi i 3te i programit #impact , shume i lumtur me menyren se si po ndertohet ekipi yne dhe rezultatet tek secili prej tyre.

TAKIMI I KATËRT

Perfshirja e supervullnetarve ka shume rendesi per komunitetin dhe klubin tone, individ kualitativ e te motivuar per te kontribuar dhe bere ndryshimin per te mire!

Foto nga takimi i 4te i spv te klubit #RinON , shume i lumtur me super-ekipen qe kemi!

TAKIMI I PESTË

Takimi i 5 i supervullnetarve te klubit #RinON u zhvillua ne kushte te “jashtezakonshme” duke u munduar te pershtatemi ne hapesiren e re qe e kemi shfrytezuar kesaj here, te cilen do ta rregullojme se bashku me spv duke e bere hapesire te pershtatshme pune per ne. SPV-te me qellime te qarta rreth asaj qe deshirojne te arrijne per vete ne klub dhe rreth asaj qe do te kontribojne ne komunitet. Kenaqesi te jesh pjese e kesaj ekipe!

M2T1

Ekipa e super te rinjeve te vendosur per ndryshim! Te rinje kualitativ e te talentuar se bashku munden ta ndryshojne komunitetin per te mire dhe do ta bejne

M2T2

Tashme shume te lidhur me njeri tjetrin supervullnetaret e gatshem per te kontribuar per komunitetin! SPV-te me dy aktivitete ne kete muaj, te dielen e 24nentorit debatuam rreth rendesise se “Shendetit mendor” dhe aktivitet tjeter qe ende po vazhdon nga data 20Nentor me grumbullimin e veshembathjeve per familjet ne nevoje kur shperndarja do te behet pas dates 30te te ketij muaji.

Ne do te vazhdojme me takimet e perjavshme, te vete-edukohemi dhe punojme se bashku me ekipen e endrrave - #RinON.

VIZITË KULTURORE

Super-Vullnetarët panë Muzeun Kombëtar dhe Etnologjik të Kosovës!

Përveç vizitës nëpër hapësirat e muzeve ku mësuan më shumë rreth punës së ciceronit, mënyrës së ruajtjes së artefakteve, historinë e jetës së popullit dardan e shumë të tjera, ata patën rastin të shohin ekspozitën për jetën dhe aktivizmin e veprimtarit Adem Demaçi, e hapur për nderë të Festës së flamurit.

Faleminderit @toka_ks

M2T3

Super-Vullnetarët dolën nga ky takim me një kuptim më të plotë të pikave të forta të komunitetit tonë, burimeve dhe nevojave, dhe ngazëllimin për të shërbyer në komunitetin tonë në mënyrë specifike.

Ne kete takim kemi nxjerr dy projekte te vogla qe do te realizohen ne Janar nga supervullnetaret.

Jemi shume te lumtur me super ekipen qe po e ndertojme, te rinje te jashtezakonshem duke punuar se bashku, e mrekullueshme!

M2T4

 Të rinjë të jashtzakonshëm, të gatshëm për të bërë diferencën në komunitet.

Në këtë takim me supervullnetarët kemi mësu për hapat e një projekti. SPV tani njohin fazat e një projekti të vullnetarizmit edukativ në komunitet. Procesi hap pas hapi i konceptimit, planifikimit, zbatimit, monitorimit, vlerësimit, dhe festimit të një projekti të vullnetarizmit edukativ.

Ekipë e mrekullueshme ku askush nuk lihet mbrapa!

M2T5

Takimi i fundit punues per kete vit i klubit RinON ishte special, vullnetaret super te motivuar per te punu se bashku ne grup dhe per te sjelle ndryshimin, pa dyshim na pret nje 2020 e jashtezakonshme.

Ne kete takim na nderuan superlideret Elira Latifaj dhe Ardita Hamza te cilat udheheqin klubin e spv YouthPower ne Kamenice, te cilat sjellen energji te reja ne klubin tone dhe supervullnetaret ishin shume te lumtur qe punuam se bashku ne kete takim duke shpresu ne bashkepunime te reja ne vitin e ri dhe zgjeru ndikimin tone.

Me shume dashuri, Graniti.

Faleminderit Elira, Ardita dhe juve super vullnetare

VIZITË KULTURORE

Super-Vullnetarët e klubit Rin’ON vizituan ekspozitën “Në përpjekje për me u çue” të artistit Driant Zeneli në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Të shtunën e parë të këtij viti u realizua vizita e radhës kulturore në kuadër të projektit “Kultura për ndryshuesit e rinj” që mundësohet nga #TOKA. Këtë vizitë e realizuam së bashku me klubet e super-vullnetarëve ‘’Changemakers’’ nga Gjilani, ‘’Yjet’’ nga Ferizaji dhe ‘’Youth Power’’ nga Kamenica.

Supervullnetarët mësuan për llojet e ndryshme të artit duke i parë ato drejtpërdrejt pasi që ekspozita përmbante mediume të ndryshme: performancë, instalacion, film dhe pikturë.

Aty pamë edhe Laboratorin e Mekanikës dhe Origamit për të cilën SPV-të patën shumë interesim dhe krijuan origami ne bazë të modeleve që gjendeshin aty.

Faleminderit @toka_ks

M2T6

Takimi i pare per kete vit me supervullnetaret ishte shume i ngrohte ne nje hapesire te ftohte .

Rikujtuam se cfare kemi mesuar se bashku gjate takimeve te kaluara dhe vazhduam se bashku duke mesu per “Planifikimin e detajeve” gjate nje projekti.

Super te rinje shume energjik duke u vete edukuar qe te shfrytezojne energjite e tyre per nje komunitet dhe te ardhme me te mire.

M2T7

Inteligjenca sociale e supervullnetarve, te vetedijshem per motivimin e vetes dhe te tjereve duke vepruar ne perputhje me rrethanat!

Supervullnetaret ne kete takim mesuan rreth perfshirjes se te tjerve ne projektet tona, perpilimin e buxhetit dhe gjetjen e fondeve.

Ekipe e jashtezakonshme, te pergatitur per te bere ndryshimin!

M2T8

Supervullnetaret tashme te gatshem per te menaxhu nje projekt nga fillimi deri ne fund. Shume i lumtur me super ekipen e RinONistave dhe ato qe kemi mesu se bashku gjate ketyre takimeve, tani eshte koha per te bere #impact ne komunitet!

PËRGADITJA E PROJEKTIT I

Ekipa e supervullnetarve filloi punen per projektin e pare. Te rinje te jashtzakonshem te pergaditur per te bere ndryshimin ne komunitet. Shume te lumtur qe ju kemi secilin prej jush!

#SOSHTKOMPLIMENT

#Soshtkompliment është fushatë vetëdijësuese e inicuar nga super vullnetarët rreth ngacmimeve seksuale dhe raportimit të tyre.

Një problem aktual për të cilin po luftojmë të gjithë së bashku që t'a reduktojmë.

Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e fushatës.

Vazhdimësi e kësaj fushate do të jetë organizimi i një tryeze të rrumbullakët ku do të diskutojmë rreth ngacmimeve seksuale,raportimit të tyre dhe të gjeturave nga pyetësori.

​

bottom of page