top of page
LOGO-01_edited.png

Rri'ON

Rri’ON - programi i rinisë aktive në fshatin Balaj

Programi i rinisë aktive në fshatin Balaj ka për qëllim të ju ofroj të rinjëve të fshatit zhvillimin e njohurive, vlerave dhe shkathtësive të reja përmes lojës, aktiviteteve dhe punës vullnetare në komunitet. Në pjesën e parë kemi zhvilluar mendimin kritik, shkathtësitë sociale, zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen, kështu duke e vlerësuar vullnetarizmin si vlerë të shtuar në mirëqenien e shoqërisë tonë.

Shumë të lumtur për bashkëpunimin me shkollën model në qytetin e Ferizajt, shkolla fillore “Pavarësia”, dhe një mirënjohje të veqantë për drejtoren e shkollës znj. Safete Tahiri, që sigurohet gjatë tërë kohës për të na përkrahur me çkado që na nevojitet.

Pjesën e parë me këta të rinjë të mrekullueshëm e kemi përfunduar gjatë muajit mars, dhe si rezultat i këtij projekti presim gjatë qershorit të rinjtë pjesëmarrës të realizojnë dy projekte inovative për komunitetin.

PART II

Rri’ON me të rinjtë e mrekullueshëm të fshatit Balaj ka përfunduar pjesën e dytë të programit me sukses, duke u shndërruar në agjentë të ndryshimit. Tani ata po punojnë në dy projekte për komunitetin e tyre.

Programi i rinisë aktive në fshatin Balaj ka për qëllim të ju ofroj të rinjëve të fshatit zhvillimin e njohurive, vlerave dhe shkathtësive të reja përmes lojës, aktiviteteve dhe punës vullnetare në komunitet. Në pjesën e dytë kemi mësuar për analizimin e nevojave të komunitetit, identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre.

Pjesën e dytë e kemi përfunduar gjatë muajit maj në bashkëpunim të ngushtë me shkollën fillore “Pavarësia”, drejtoreshen Safete Tahiri që vazhdon të na mbështes në çdo hap, së bashku me stafin e tyre profesional.

Rri’ON - Të rinjë aktiv për një komunitet më të mirë.

@kcsf_foundation @euinkosovo @swedeninkosovo

ShFMU "Pavarësia"-Balaj/Ferizaj

​

SHPELLA E GADIMES

Vizitë e paharrueshme në shpellën e Gadimes me agjentët e rinjë të ndryshimit nga fshati Balaj, në kuadër të programit Rri’ON! Kjo ishte një eksperiencë frymëzuese ku bashkuam forcat për të eksploruar një nga pasuritë natyrore të vendit tonë.

​

MURALI

Arti, lojërat dhe argëtimi pa fund janë pjesë e aktivitetit të përfunduar me sukses me të rinjtë e mrekullueshëm të fshatit Balaj. Ata kanë realizuar projektin e tyre të parë për shkollën e fshatit, duke krijuar një mural që synon të transmetojë një mesazh të ndryshimit pozitiv përmes artit.

Programi i rinisë aktive në fshatin Balaj ka për qëllim të ofrojë zhvillim të njohurive, vlerave dhe aftësive të reja për të rinjtë përmes lojërave, aktiviteteve dhe punës vullnetare në komunitet.

Murali u realizua në fillim të muajit qershor në bashkëpunim të ngushtë me shkollën fillore “Pavarësia”. Falenderim dhe mirënjohje për profesorin dhe artistin Ilmi Sadiku, arsimtarin e artit Egzon Simitxhiun, si dhe Ardian Sadikun për mbështetjen e tij dhe që u sigurua gjithçka të shkonte mirë e të kishim të gjitha resurset e nevojshme nga komuniteti i fshatit Balaj.

                                                                           STORY OF MURAL                                                                        

DITA E KULTURËS

Dita jonë e kulturës! Vizitat tona që na lanë mbresa - filluam me muzeun e qytetit, ku mësuam shumë për qytetin tonë 150 vjeçar. Pastaj vazhduam drejt galerisë së arteve, ku shijonim shprehjen kreative të artistëve të ndryshëm. Kjo ishte një ditë e pasur me mësimet e të kaluarës dhe frymëzim i së ardhmes për agjentët tanë të ndryshimit!

Faleminderit ShFMU "Pavarësia"-Balaj/Ferizaj me drejtoren Safete Tahiri e cila ne çdo hap na ka mbeshtetur gjatë realizimit të programit Rri’ON.

​

AKTIVITETI

10 fotografi nga aktiviteti fundit

Ndryshimi fillon nga veprimet tona! Agjentët e ndryshimit në fshatin Balaj, të përfshirë në programin e rinisë aktive Rri’ON, kanë përfunduar suksesshëm projektin e tyre të dytë të kujdesit për ambientin. Në muajin korrik, vendosëm shportat e mbeturinave në rrugët e fshatit për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit tonë të çmuar. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm i aktivizmit dhe gjithëpërfshirjes së komunitetit për të mirën e përbashkët, drejt një fshati më të pastër dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

​

CEREMONIA PËRMBYLLËSE

Ceremonia përmbyllëse dhe certifikimi i agjentëve të rinj të ndryshimit të cilët kompletuan me sukses 6 muaj angazhim për komunitetin e tyre!

Përmes "Programit të rinisë aktive në fshatin Balaj - Rri’ON", këta të rinj dhe të reja kanë dhënë kontribut të vlefshëm nëpërmjet punës dhe angazhimit vullnetar. Ata kanë organizuar lojëra dhe aktivitete të ndryshme të cilat kanë ndihmuar në identifikimin dhe hartimin e nevojave të komunitetit tonë dhe gjithashtu janë përkushtuar për të gjetur zgjidhje.

Projekti "Rri'ON" ka pasur një ndikim të ndjeshëm në rritjen e njohurive dhe vlerave të këtyre të rinjve dhe të rejave. Nëpërmjet këtij programi, ata/ato kanë zhvilluar shkathtësi të rëndësishme, duke përfshirë mendimin kritik, aftësitë profesionale, komunikimin, aftësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe vetëdijen për qytetarinë aktive.

Ceremonia e mbajtur është një shenjë e rëndësishme e suksesit të këtij projekti dhe gjithëpërfshirjes. Ne jemi krenarë për arritjet e tyre dhe jemi të bindur se këta të rinj do të vazhdojnë të ndikojnë pozitivisht në komunitetin tonë në të ardhmen. Një falenderim të veçantë kryetarit të komunës z. Agim Aliut, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në festën tonë, drejtores së shkollës znj.Safete Tahiri për mbështetjen që nga fillimi, kryetarit të fshatit z. Florim Salihut dhe të gjithë komunitetit të fshatit për angazhimin!

Ky aktivitet u zhvillua me bashkë-financim të Bashkimit Europian dhe Suedisë dhe përkrahet në kuadër të programit të Granteve për Vullnetarizëm të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

 ShFMU "Pavarësia"-Balaj/Ferizaj

@kcsf_foundation @euinkosovo @swedeninkosovo

bottom of page